Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Massoud Pezheskian, ku i ka kërkuar të mbështesë de-përshkallëzimin e përgjithshëm në Rripin e Gazës dhe Liban, ku Hezbollahu dhe Izraeli janë ende në luftë.
“Gjatë bisedës së tij telefonike me Pezheskian, Macron nënvizoi përgjegjësinë e Iranit për të mbështetur një ulje të tensioneve dhe për të përdorur ndikimin e tij në këtë drejtim mbi faktorët destabilizues që kanë mbështetjen e tij”, theksoi Elysée.
Zyra presidenciale iraniane, nga ana e saj, tha se të dy udhëheqësit diskutuan se si të garantonin një armëpushim midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Mësohet se Pezeskian i kërkoi presidentit francez të bashkëpunojë me vendet e tjera evropiane për të detyruar regjimin sionist t’i japë fund gjenocidit dhe krimeve të kryera në Gaza dhe Liban.