Shqipëria luan ndoshta shansin e fundit, për të shpresuar vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve, teksa të hënën pasdite në Tbilisi do të përballet me Gjeorgjinë, në sfidën e vlefshme për raundin e 4 të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Përpara gazetarëve në konferencë për shtyp nga Tbilisi, një ditë përpara ndeshjes vendimtare të kombëtares tonë, ishte trajneri Sylvinho si dhe futbollisti i përfaqësues tonë , të cilët folën për gjendjen e ekipit, pas humbjes ndaj Çekisë si dhe për objektivat e skuadrës në sfidën ndaj gjeorgjanëve.
Mungesat te Gjeorgjia – “Kçorashvili është një lojtar i madh, por themi se janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Thuajse gjithmonë shkojnë në portë. Ai është mungesë e rëndësishme se është lojtar i mirë por jam i sigurt se kush shkon në fushë do jetë me 100 km/orë. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë”.
Ndryshime në ekip – “Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”.
Presioni për rezultat– “Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co