Ndeshja Serbi-Zvicër/ Vuçiç provokon në stadium, nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë

ndeshja serbi zvicer vucic provokon ne stadium nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar te serbise dhe rusise
ndeshja serbi zvicer vucic provokon ne stadium nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar te serbise dhe rusise

Zvicra u përball me Serbinë dje në Leskoc në kuadër të Ligës së Kombeve. Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare.

Në stadiumin prej 8 mijë vendeve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik.

Në një moment presidenti serb e feston fitoren me një gjest krejt anti- perëndimor e provokues. Vuçiç nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë.

Ky veprim i Vuçiçit, nuk është rastësi, pasi për Zvicrën luajnë edhe shqiptarët nga Kosova. Vuçiç në shumë raste ka treguar që e përkrah cdo veprim të presidentit rus Vladimir Putin me anë të refuzimin për sanksionimin e Rusisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të BE-së.

Kreu i Partisë Republikane serbe Nikola Sandulovic kërkon reagim dhe shkruan në X se Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin.

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë diktatori serb Aleksandar Vuçiç që Evropa dhe Amerika të kuptojnë se ai po luan me ta në gënjeshtrat dhe premtimet e pafundme që u jep, duke blerë kështu kohë për përballjen përfundimtare me ta! Ai ishte, mbeti dhe do të jetë përgjithmonë një pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre!

Në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Zvicrës, në shoqërinë e agjentit të Putinit, Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiq nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e kombinuar të Serbisë 🇷🇸 dhe Rusisë 🇷🇺!
Një mesazh i qartë për popullsinë e Serbisë se si të interpretohen lëvizjet e tij të fundit politike: “Ne ishim dhe do të jemi aleatët e Rusisë, sidomos tani që po përpiqemi të jemi kali “Trojan” i Rusisë në Perëndim”!
Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin.
Të gjitha lëvizjet e fundit politike (blerja e avionëve Rafal, “mesazhet evropiane”, litiumi..) janë të koordinuara me Moskën, ku nënkryetarët e qeverisë serbe patën takime të gjata me lidershipin më të lartë të Rusisë (Putin, Reshetnikov, Shoigu, Denis Manturov) para ÇDO vendimi dhe mesazhi politik “properëndimor” të marrë nga Aleksandar Vuçiç.
Tani, pas takimeve me administratën amerikane, Vuçiç valëvit flamurin rus me mesazhin: ‘Nuk do të më shihni kurrë duke valëvitur flamurin europian apo amerikan’”, shkruan në X Nikola Sandulovic.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →