A do ta aplikojë edhe me Gjermaninë marrëveshjen për emigrantët? Rama i prerë: Duhet të gjejë një partner tjetër

a do ta aplikoje edhe me gjermanine marreveshjen per emigrantet rama i prere duhet te gjeje nje partner tjeter
a do ta aplikoje edhe me gjermanine marreveshjen per emigrantet rama i prere duhet te gjeje nje partner tjeter

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për Reuters, ka folur për marrëveshjen me Italinë për të strehuar në qendrat e pritjes në Shëngjin e Gjadët të refugjatëve, për të ndihmuar në frenimin e migracionit të parregullt në BE.

I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, Rama tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.

“Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”, u shpreh kryeministri.

Rama foli edhe për Samitin e Procesit të Berlinit tha se një Marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte e arritshme pasi Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në 2030.

“Është e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s”, tha ai në një intervistë përpara një samiti të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz të hënën.

Kancelari do të bisedojë me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në 10 vjetorin e negociatave të Procesit të Berlinit që u nisën në 2014 me synimin për të integruar rajonin në politika më të përputhshme me BE-në.

dsaadmin

Learn More →