SHBA-ja do të dërgojë në Izrael trupa ushtarakë dhe një sistem të avancuar anti-raketë

shba ja do te dergoje ne izrael trupa ushtarake dhe nje sistem te avancuar anti rakete
shba ja do te dergoje ne izrael trupa ushtarake dhe nje sistem te avancuar anti rakete

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të dërgojnë trupa amerikane në Izrael së bashku me një sistem të avancuar anti-raketë të SHBA-së, me synimin për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit pas sulmeve raketore nga Irani.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se masa ka për qëllim “mbrojtjen e Izraelit”, i cili po peshon një hakmarrje kundër Iranit, pasi Teherani gjuajti më shumë se 180 raketa në Izrael më 1 tetor, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar privatisht Izraelit të peshojë përgjigjen e tij për të shmangur shkaktimin e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme, thonë zyrtarët, teksa Bideni ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj një sulmi izraelit në vendet bërthamore të Iranit.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder e përshkroi vendimin e fundit si pjesë e “rregullimeve më të gjera që ushtria amerikane ka bërë muajt e fundit” për të mbështetur Izraelin dhe për të mbrojtur personelin amerikan nga sulmet e Iranit dhe grupeve të mbështetura nga Irani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →