Më në fund zgjohen “Tre Luanët”, me Anglinë që fiton, por dhe bind përballë Finlandës. Ishullorët dolën me 3 pikë pas suksesit 3-1 në transfertë, një ndeshje që e zhbllokuan shpejt që në minutën e 18-të fal të padëshiruarit të Southgate, Jack Grealish.
Pavarësisht se kishin kontrollin e lojës, Anglia vuajti pak për të gjetur golin e qetësisë pasi dyfishimi erdhi në minutën e 74-ët me Alexander-Arnold që realizoi një kryevepër nga goditja e dënimit. Dhjetë minuta më pas ishte Rice që realizoi edhe golin e tretë. Finlanda ngushtoi shifrat në 1-3 tre minuta më pas, por pa mund të riktheheshin në lojë.
Kjo fitore sjell qetësi në radhët e përfaqësueses angleze, e shijoi edhe trajneri i përkohshëm Lee Carsley: “Skuadra reagoi, u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme. Shënuan tre gola të bukur. Ekipi luajti mirë, kishim kontrollin e lojës, krijuam raste, por mund të bëjmë edhe më mirë. Pengu i vetëm? Do doja të riluaja edhe një herë ndeshjen me Greqinë”, u shpreh Lee Carsley.
Me 9 pikë në 4 ndeshje, Anglia renditet në vendin e dytë pasi kreu i grupit B4 vijon të jetë “pronë” e Greqisë. Ekipi helen mposhti 2-0 Irlandën duke udhëhequr me 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co