Ditën e djeshme Italia ka kryer stërvitjen e fundit në “Koverçiano”, për të përgatitur ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme për javën e katërt të grupeve të Ligës së Kombeve.Sfida do të luhet në “Friuli” të Udines. Trajneri Spaleti vazhdon që të përziejë kartat dhe pritet që të bëjë disa ndryshime në formacion në krahasim me duelin e së enjtes 2-2 kundër Belgjikës, ku skuadra luajti për afro 1 orë me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq të Pelegrinit. Balotazhet janë të shumta në të gjitha repartet, ku Buonxhorno dhe Bastoni luajnë duelin me njëri-tjetrin.
Raspadori është favoriti për të mbështetur Retegin në skemën 3-5-1-1. Me shumë mundësi mund të luajnë nga minuta e parë Udogi, Faxholi, Pizili dhe Daniel Maldini. Megjithatë, trajneri i kombëtares do të vendosë në momentin e fundit për formacionin, nisur nga rëndësia e ndeshjes dhe dëshira që kanë të gjithë për t’u rikthyer të bëjnë mirë.
PANORAMASPORT.AL