Sulmet në Gaza dhe Liban, Spanja u kërkon vendeve të BE-së të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

sulmet ne gaza dhe liban spanja u kerkon vendeve te be se te pezullojne marreveshjen e tregtise se lire me izraelin
sulmet ne gaza dhe liban spanja u kerkon vendeve te be se te pezullojne marreveshjen e tregtise se lire me izraelin

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez u ka kërkuar anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë të bllokut me Izraelin për veprimet e tij në Gaza dhe Liban.

Spanja dhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së prej muajsh mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael mbi bazën që Izraeli mund të shkelë klauzolën e të drejtave të njeriut të marrëveshjes.

Një hap i tillë vjen pasi ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin akuzoi Izraelin se po përpiqet të parandalojë botën që të shohë se çfarë po bëjnë trupat e tij në Liban dhe Gaza.

I pyetur se çfarë synon Izraeli të kërkojë që paqeruajtësit e UNIFIL të largohen nga bazat e tyre në kufirin midis Izraelit dhe Libanit pas një sërë sulmesh, Martin tha: “Në thelb për të ‘mbyllur’ sytë dhe veshët nga Libani i Jugut dhe për t’i dhënë vetes dorë të lirë”.

Forcat UNIFIL janë sulmuar në mënyrë të përsëritur nga Izraeli gjatë javës së fundit, ka thënë ai. “…Bota me të vërtetë nuk ka një pamje të plotë të asaj që po ndodh në Gaza”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →