Trupat me kokat e prera të pesë burrave, janë gjetur në një rrugë në Meksikën qendrore, në një zonë të kontrolluar nga karteli i fuqishëm Jalisco New Generation.
Policia është thirrur në një rrugë pranë qytetit Ojuelos, në shtetin Jalisco, të dielën në mëngjes, pasi qeset plastike që përmbanin mbetjet u pikasën nga shoferët, raporton BBC.
Ekspertët e mjekësisë ligjore janë përpjekur të identifikojnë viktimat, thanë zyrtarët.
Brutaliteti i vrasjeve dhe asgjësimi i trupave në një vend publik janë tregues të qartë të përfshirjes së kartelit të drogës.
Trupat e Gardës Kombëtare arritën gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe gjetën mbetjet e mbështjella me qese të zeza plastike, ka thënë në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit në shtetin Jalisco.
Asnjë nga moshat e viktimave nuk mund të përcaktohet ende dhe një hetim është nisur, sipas zyrës.
Në Jalisco këtë vit, shifrat zyrtare tregojnë se 1,415 njerëz u vranë midis janarit dhe shtatorit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co