Pinë kafen dhe lënë një zarf me para në tavolinë, banakierët apel për klientët “harraqë”

pine kafen dhe lene nje zarf me para ne tavoline banakieret apel per klientet harraqe
pine kafen dhe lene nje zarf me para ne tavoline banakieret apel per klientet harraqe

“Në një tavolinë në restorantin tonë u harrua një zarf me ca para brenda. Në këtë tavolinë ishin një zotëri dhe një zonjë dhe më pas iu bashkua një zonjë tjetër. Ata nuk janë klientë shumë të rregullt, kështu që nuk dimë si t’i gjurmojmë. Në zarf ka dy emra dhe shuma, kushdo që e njeh veten në përshkrim dhe mund të na thotë emrat dhe sasinë, duhet ta dijë se zarfi është këtu dhe na keni borxh një kafe”.

Me këto fjalë pronarët e një lokali në provincën e Pordenones janë në kërkim të klientëve “të hutuar” që kanë harruar disa qindra euro pasi kanë konsumuar diça. “Mund të jetë një mbledhje fondesh për solidaritet”, hedhin idenë banakierët që synojnë të kthejnë shumën.

Paratë e harruara, mund të vijnë “nga shitja e diçkaje siç tregohet në pjesën e jashtme të zarfit. Ose janë përdorur për ta blerë, ne nuk e dimë këtë”, sugjerojnë më tej banakierët, duke shtuar për Il Gazzettino: Apelin tonë e kemi postuar në disa grupe, por deri më tani askush nuk është paraqitur, të presim edhe disa ditë, pastaj zarfi do të dorëzohet në polici”.
Sepse, deri më tani, as përcjellja e njoftimit dhe as rrjetet sociale nuk kanë funksionuar në gjetjen e klientëve “harraqë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →