Kancelari gjerman zotohet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

kancelari gjerman zotohet te mbeshtese anetaresimin e vendeve te ballkanit perendimor ne be
kancelari gjerman zotohet te mbeshtese anetaresimin e vendeve te ballkanit perendimor ne be

Kancelari gjerman Olaf Scholz riafirmoi mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu.

“Bashkimi Evropian është i kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tij”, tha Scholz në takimin e Samitit të Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Ai u bëri thirrje liderëve që të vazhdojnë reformat dhe hapat e tyre për të rritur bashkëpunimin rajonal, në mënyrë që vendet e tyre t’i afrojnë drejt anëtarësimit në BE.

“Sot, ju, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor jeni duke ndërmarrë hapa të mëtejshëm të rëndësishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët. Dëshiroj t’ju përgëzoj për zhbllokimin e CEFTA-s, Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”, u shpreh Scholz duke shtuar:

“Kjo marrëveshje nuk është asgjë më pak se një përparim për bashkëpunimin rajonal dhe zhbllokimi i CEFTA-s gjithashtu lejon që disa marrëveshje të tjera të aktivizohen tani, për shembull, për lejet e punës ndërkufitare dhe rregullat e tregtisë elektronike në mbarë rajonin”.

Scholz veçanërisht e falënderoi Kosovën për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, duke kontribuar në zgjidhje. Kancelari gjerman nënvizoi rëndësinë e hapave të normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit.

“Të gjithë ne e dimë se sa rajoni juaj është ende i formësuar nga konfliktet e së kaluarës. Është koha për ta kapërcyer të kaluarën në fjalë dhe për t’i kthyer sytë drejt së ardhmes”, tha ai.

“Kështu që sot dëshiroj t’u them miqve tanë nga Beogradi dhe Prishtina këtë: Ju lutemi, mos lejoni që e kaluara t’ju pengojë në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje paqësore dhe të begatë. Unë mbetem i bindur se kjo e ardhme është në BE”, shtoi Scholz.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →