Humb jetën një tjetër gazetar nga sulmet izraelite në Gaza

humb jeten nje tjeter gazetar nga sulmet izraelite ne gaza
humb jeten nje tjeter gazetar nga sulmet izraelite ne gaza

Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi se se Ayman Muhammed Ruwayshid, i cili punonte si kameraman për Televizionin Aksa, humbi jetën në sulmin e forcave izraelite.

Me këtë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 177.

Gjithashtu në njoftimin e zyrës për media apelohet deri te komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me median që të “kalohet në veprim për zbatimin e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit, me qëllim ndaljen e vrasjeve të gazetarëve palestinezë dhe gjykimin e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të krimeve që ka kryer”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →