Kremlini: Stërvitjet bërthamore të NATO-s, po nxitin tensione

kremlini stervitjet berthamore te nato s po nxitin tensione
kremlini stervitjet berthamore te nato s po nxitin tensione

Kremlini ka thënë se stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s që përfshin aeroplanë ushtarakë me aftësi bërthamore, e cila filloi të hënën, po nxit tensione në kohën e “një lufte të nxehtë” që po zhvillohet në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur ditë më parë se NATO-ja do të fillonte stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon” të hënën.

Rutte e ka cilësuar stërvitjen si një shfaqje të aftësive parandaluese në sfondin e retorikës bërthamore të shtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Reuters.

Avionët luftarakë F-35A dhe bombarduesit B-52 do të jenë në mesin e rreth 60 avionëve nga 13 vende që do të marrin pjesë në stërvitje, të organizuar nga Belgjika dhe Holanda, thanë zyrtarët e NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →