Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 149 të Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, dhe Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.
Me kryeparlamentarin turk Kurtulmuş, kryetarja Spiropali bisedoi mbi partneritetin strategjik, bashkëpunimin në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë mes popujve tanë dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare për nxitjen e këtyre marrëdhënieve.
Me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.
Me Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova, u diskutua mbi bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta në organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe rikonsiderimin e kërkesës për njohjen e Kosovës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co