Çështja e Ditës/ Procesi i Berlinit, Andi Hoxhaj: Ja ku duhet të fokusohet Shqipëria për negociatat me BE

ceshtja e dites procesi i berlinit andi hoxhaj ja ku duhet te fokusohet shqiperia per negociatat me be
ceshtja e dites procesi i berlinit andi hoxhaj ja ku duhet te fokusohet shqiperia per negociatat me be

Profesori Andi Hoxhaj në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 ka folur për procesin e Berlinit, si dhe për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Hoxhaj tha se procesi i Berlinit nisi 10 vjet më parë edhe për faktin se Gjermania donte të tregonte vëmendje ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe kjo ka rëndësnë e saj.

Ai tha se ky si proces ishte parashikuar të zgjaste 5 vjet dhe pas 5 vjetësh do e merrte përpara Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që sot janë mbushur 10 vjet.

[embedded content]

Hoxhaj vuri theksin në faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një datë për integrimin pasi nuk mund të motivojnë reformat e brendshme, sado demokratike të konsiderohen ato.

Dhe në këtë kuadër ai solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila ndërroi Kushtetutën dhe emrin, ndërsa nuk ka një datë për negociatat.

“Shikojmë Malin e Zi, që sot ka një qeveri me një koalicion, ku bën pjesë një parti e afërt me Rusinë dhe kemi një ngadalësim të procesit”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se mendonte se nëse do të ketë një integrim të Ballkanit Perëndimor procesi do të ketë të paktën 3 faza.

“Kushti kryesor  është që një vend duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, nuk duhet të kesh probleme etnike dhe kufijtë të njihen.

Shqipëria nuk i ka këto probleme. Nga ky këndvështrim Shqipëria është përpara sa i përket reformave apo imazhit. Por nëse e shohim procesin në raport me institucionet, pra nëse ato janë gati krahasuar me maketin e BE, kjo është çështjes tjetër”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, marrëveshja që ka bërë Shqipëria me Italinë për emigrantët e ka ndihmuar goxha vendin në imazhin e tij lidhur me menaxhimin e krizës së emigrantëve.

“Mendoj se është një çështjes që i ka dhënë goxha pikë dhe një peshë brenda BE-së, referuar faktit se kjo çështja e emigrantëve është shumë e ndjeshme dhe në shumë vende të BE ka ndikuar edhe në rezultatet zgjedhore.

Italia ka një status të veçantë në BE, pasi është një nga 6 vendet që krijuan BE. Kjo do të thotë se nëse ky shtet promovon Shqipërinë, natyrisht që është shumë pozitive dhe rezultatet duken, shikoni qasjen që ka ndaj Shqipërisë”, tha Hoxhaj.

Në vijim ai theksoi se me hapjen e negociatave dhe kapitujve, Shqipëria duhet të tregojë se ka sundimin e ligjit dhe lufton korrupsionin, këtu kemi modelin kroat apo rumun.

Në këtë kuadër, Hoxhaj u shpreh se SPAK ka krijuar një rekord pozitiv dhe e çon Shqipërinë pozitivisht në sytë e BE.

“Por kemi çështje që duhen 10-12 vjet që njerëzit të marrin drejtësi dhe mendoj se kjo është problematike.

Ana tjetër janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe ato do të jenë pjesë problematike. Gjithsesi mendoj se me hapjen e negociatave do të kemi një trysni të madhe, por kjo ndihmon në reformimin e institucioneve shqiptare”, tha ai.

Përsa i takon reformave, Hoxhaj theksoi se ne duhet të lemë reformën e drejtësisë të vazhdojë, pasi  është herët që të ndërhyjmë tani.

“Nëse flasim për reformimin e institucioneve duhet të kemi parasysh se çfarë objektivi kemi? Pra çfarë synohet. Mendoj se fokusi duhet të jetë te të drejtat e njeriut. Shqipëria ka shumë të paraburgosur dhe mund të krijojnë barriera. Klasa politike duhet të tregojë vullnet për të zgjedhur Avokatin e Popullit, pasi ka dy vjet që i ka përfunduar mandati”, tha Hoxhaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →