Në ditën e 4-t të grevës së urisë, ja çfarë kërkojnë ish të përndjekurit politikë/ Nga takimi me Ramën te pensionet speciale

ne diten e 4 t te greves se urise ja cfare kerkojne ish te perndjekurit politike nga takimi me ramen te pensionet speciale

Prej 4 ditësh, 6 ish të burgosur politikë po zhvillojnë një grevë urie jashtë godinës së ish-të përndjekurve politikë, vetëm pak metra larg Parlamentit.

Ish të përndjekurit kërkojnë pensione speciale, pagesat për punën e kryer në burg, që nuk u është paguar, si dhe mos preket godina e ish-të përndjekurve politikë.

Sot një prej grevistëve të urisë u dërgua me urgjencë drejt një prej qendrave spitalore, ndërsa u transportua me Urgjencë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

[embedded content]

Agim Kollçaku, një prej grevistëve të urisë, i cili ishte pjesë e grevës edhe të vitit 2012, ku u vetëflijua një prej ish të përndjekurve, që i vuri flakën vetes, në një intervistë për gazetarin e News24, Osman Stafa, tha se presin zgjidhje vetëm nga Kryeministri.

[embedded content]

Ish I Perndjekuri
Ish I Perndjekuri

“Ne kemi hyrë në këtë grevë urie në rradhë të parë për të tërhequr vëmejdjen e Kryeministrit, të na takojë Edi Rama, pasi në të kundërt do dalim të vdekur këtu. Duam punën e papaguar, kemi nxjerrë florinj dhe janë shkolluar këlyshët e Enver Hoxhës. Unë kam një pension 160 mijë lekë, gruan papunë, edhe jeta më është mërzitur”, tha Kollçaku.

Një tjetër ish i përndjekur politik, i cili ka kryer 10 vjet e 6 muaj burg, Agron Talo, tha se ish të përndjekurit politikë në Shqipëri, i kanë fituar aq të drejta sa kanë fituar, jo nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet protestave.

“Nuk kemi fituar me të drejtën e ligjit, ne i kemi marrë me protesta dhe greva urie. Kemi nisur grevat në 1991 dhe kemi vijuar.

Ish Te Perndjekurit 1
Ish Te Perndjekurit 1

Sot jemi ku thërret qameti. Ne kërkojmë pensionet speciale, na takojnë me ligj. Janë rreth 150 ish të burgosur politik që kanë marrë pension special.

Kemi një vendim të Belinda Ballukut që përfiton edhe xhaxhai i saj, Ladi, le ta marrë edhe ai, por duam edhe ne të marrim në bazë të ligjit.

Fatos Nano mori me 3 vjet burg 100 mln lekë, unë mora 50 mln lekë për 10 vjet e 6 muaj burg”, tha Talo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →