Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka thumbuar ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë dhe prej kohësh kanë qenë në vëmendjen të mediave rozë për shkak të problemeve mes tyre.
Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë, Fero ka arritur ta fitojë atë dhe të takohet më të bijën.
Por, në një postim të fundit në Instagram, Arbenita ka shkruar: “Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.
Ditë pasi arriti të fitonte gjyqin për të takuar të bijën, reperi sërish ka nisur problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.
Përmes një postimi në rrjete sociale disa ditë më parë, Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.
Sipas tij, kur është takuar me të bijën, ajo godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.
“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.