Dhjamosja është një problem serioz që kërcënon shëndetin e mëlçisë. Ky organ rrethohet nga depozita të panumërta të yndyrës të cilat ndikojnë negativisht në funksionet bazë të mëlçisë dhe krijojnë inflamacion.
Një regjim i shëndetshëm ushqimor, i shoqëruar nga ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës mund të rikthejnë mëlçinë në gjendjen e mëparshme.
Njerëzit që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë duhet të tregojnë shumë kujdes për ushqimin, vaktet dhe veçanërisht atë të mëngjesit.
Frutat
Njerëzit që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë duhet të të paktën një racion me fruta në mëngjes. Ekspertët këshillojnë frutat që të ngopin lehtë për shkak të pranisë së fibrës.
Ata mund të konsumojnë një banane ose gjysëm filxhani me boronica. Frutat mund të kombinohen dhe racioni nuk duhet tejkaluar. Ndër frutat më të shëndetshme për shëndetin e mëlçisë janë: dardha, limoni, shalqini dhe frutat e pyllit siç është luleshtrydhja.
Tërshëra
Tërshëra është një drith shumë i shëndetshëm për njerëzit që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë. Ekspertët rekomandojnë që të blini tërshërë puro të cilën më pas mund ta pasuroni me produkte natyrale siç është mjalti apo fruta të freskëta.
Tërshëra mund të kombinohet shumë mirë me qumështin me pak yndyrë dhe kosin dhe në këtë mënyrë ju mban të ngopur për shumë gjatë.
Kos Me Fryta Pylli
Kosi është shumë i shëndetshëm për organizmin. Ai mund të kombinohet mjaft mirë me fruta pylli dhe nëse dëshironi të qëndroni të ngopur për më shumë gjatë mund të hani edhe një gjysëm fete buke me drith të plotë.
Perime Të Freskëta
Idea mund të mos ju duket intersante, por nuk ka asgjë të gabuar të hash sallatë në mëngjes. Ju mund të mbushni një pjatë me copa kastraveci, domate, qepë dhe speca e djathë e të shijoni një mëngjes të shëndetshëm./AgroWeb.org