Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në asnjë rrethanë, asnjë qendër tjetër emigrantësh nuk duhet të hapet në Shqipëri.
Berisha tha se PD nuk është parti ksenofobe, ndërsa theksoi se do të bëjnë gjithçka që shqiptarët të qëndrojnë në Shqipëri dhe të kthehen në Shqipëri.
“PD do bëjë gjithçka që shqiptarët të qëndrojnë dhe të kthehen në Shqipëri. PD nuk është parti ksenofobie. Nëse e keni fjalën për qendra si kjo që qeveria italiane ndërtoi në Gjadër, ne kemi shprehur qëndrimet tona. Në asnjë rrethanë, asnjë qendër tjetër nuk mund të pranohet në Shqipëri, pavarësisht se Edi Rama për hir të karriges është i aftë të bëjë cdo lëshim dhe akt kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha Berisha.