“Faleminderit që na ndriçon me dashurinë tënde”, Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, urimi i ëmbël nga Elia Zaharia

faleminderit qe na ndricon me dashurine tende yllka mujo feston sot ditelindjen urimi i embel nga elia zaharia





































Aktorja e njohur, Yllka Mujo, feston sot 71-vjetorin e ditëlindjes.  Sigurisht në këtë ditë të veçantë për ‘të nuk mungoi urimi i ëmbël nga e bija, Elia Zaharia.

Elja Yllka Mujo

Elia publikoi sot  në Instagram një foto me nënën e saj. Krahas fotos Elia uron nënën për ditëlindjen, ndërsa e falënderon për çdo gjë që ka bërë për ‘të.

“Ylli jonë sot feston ditëlindjen dhe ne i jemi çdo ditë falenderues Zotit për mamin më të mrekullueshme në botë! Faleminderit që na ndriçon me dashurinë, mirësinë dhe mençurinë tënde. Zoti të dhëntë shëndet e jetën e paç të mbushur plot frymëzim, dashuri, art e ëmbëlsi e shtrenjta jonë! Të duam pafund”, shkruan Elia Zaharia në Instagram.

Yllka Mujo lindi në Tiranë në 15 tetor 1953. Artistja mbaroi studimet e larta  për kanto në Liceun Artistik dhe më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa më 1974 u emërua në Teatrin Popullor.

Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit”.

Elja Yllka Mujo1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →