Ndërhyrjet në territoret e paqeruajtësve në Liban, Macron paralajmëron Netanyahun: Mos harroni që Izraeli u krijua me vendim të OKB-së! Përgjigjet kryeministri

nderhyrjet ne territoret e paqeruajtesve ne liban macron paralajmeron netanyahun mos harroni qe izraeli u krijua me vendim te okb se pergjigjet kryeministri





































Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti francez Emmanuel Macron, po shkëmbejnë deklarata të forta publike pas një telefonate mes tyre ditën e sotme, ku u diskutua konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut.

macron Benjamin Netanyahu

Presidenti francez tha sot se kryeministri i Izraelit nuk duhet të anashkalojë vendimet e OKB-së, duke kujtuar se shteti i Izraelit u krijua me një vendim të OKB.

“Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së”, tha Macron, duke iu referuar votimit të nëntorit 1947 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi planin për ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe shteti jo-hebre.

“Rrjedhimisht, tani nuk është koha për të anashkaluar rezolutat e OKB-së,” vazhdoi ai, duke komentuar ndërhyrjen tokësore të forcave izraelite në Libanin jugor, ku është vendosur forca paqeruajtëse UNIFIL.

Ndërkohë kryeministri izraelit iu përgjigj komentit të presidentit francez, duke i thënë se krijimi i Izraelit ishte rezultat i luftës së pavarësisë të vitit 1948 dhe jo një vendim i OKB-së.

 “Një kujtim për presidentin e Francës, nuk ishte rezoluta e OKB-së që krijoi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në luftën e pavarësisë, me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit – kryesisht regjimi i Vichy në Francë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Në bisedën telefonike mes dy liderëve, Netanyahu tha gjithashtu se ai kundërshtoi një armëpushim të njëanshëm në Liban sepse sipas tij, nuk do të ndryshonte situatën e sigurisë.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se vetëm ushtria libaneze dhe misioni paqeruajtës jakë blu lejohen të vendosin forca në Libanin jugor dhe vendos një ndërprerje të armiqësive në të dyja anët e kufirit.

Netanyahu pretendon se Hezbollahu po përdorte objektet dhe pozicionet e UNIFIL si mbulesë për të nisur sulmet ndaj Izraelit. Ai i bëri thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të dërgojë paqeruajtësit në siguri menjëherë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →