VIDEO/ Një makinë e kthyer përmbys ndërsa tjetra në kanal, pamje nga aksidenti me tre të plagosur në Ersekë

video nje makine e kthyer permbys ndersa tjetra ne kanal pamje nga aksidenti me tre te plagosur ne erseke





































Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, ku dy automjet u përplasën dhe përfunduan jashtë rrugës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, njëri prej mjeteve ka përfunduar përmbys jashtë rrugës dhe një tjetër në kanal.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, ku ka kanë mbetur të lënduar shoferja e njërit prej tyre dhe pasagjerët që udhëtonin me të.

Të lënduarit mësohet se po marrin mjekim në spital dhe  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ersekë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në hyrje të  qytetit automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese  shtetasen E. S.

Nga përplasja ka ngelur e dëmtuar drejtuesja e automjetit tip “Benz” shtetasja E. S., dhe  dy  pasagjerë në këtë automjet, të cilët po marrin mjekim në spital dhe  ndodhen jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

aksident erseke (3) aksident erseke (1)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →