SPAK përfundon hetimet për “Partizanin”, çon në GJKKO dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë

spak perfundon hetimet per partizanin con ne gjkko dosjen per sali berishen jamarber malltezin dhe tre te tjere





































Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani” duke e çuar në GJKKO.

Sali-Berisha-Jamarber-Malltezi1-754x450-1

Të pandehur për këtë dosje janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.

Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.  Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.

Kujtojmë që Berisha u paraqit në SPAK më 11 shtator, ndërsa ai është hetuar nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →