“E paharrueshme”/ Hapja e grup-kapitullit të parë, Rama poston foton: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me BE

e paharrueshme hapja e grup kapitullit te pare rama poston foton shqiperia u ul plot dinjitet ne tryezen e bisedimeve per anetaresim me be




































Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë të paharrueshme çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Shqipërinë në Konferenca Ndërqeveritare me BE e mbledhur në Luksemburg.

edi rama1

Rama shkruan se Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar.

Ai shprehu “bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.”

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar❤️🇦🇱”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →