Dinamika/ S’donin të paguanin lekët pasi furnizuan mjetin, detaje nga dhunimi i pronarit të karburantit! Një nga autorët në kërkim për tentativë vrasje

dinamika sdonin te paguanin leket pasi furnizuan mjetin detaje nga dhunimi i pronarit te karburantit nje nga autoret ne kerkim per tentative vrasje





































Një nga të rinjtë që dhunuan pronarin e një karburanti në Mirditë pasi s’donin të paguanin lekët pasi furnizuan mjetin, është në kërkim për tentativë vrasje.

Karburant-nafte-2-1055

28-vjeçari Aleksander Senaj, i cili kërkohet nga policia e Tiranës, dhe 29-vjeçari me dy mbiemra Kristjan Marku alias Bashaj, dyshohet se kërcënuan biznesmenin nën kërcënimin e armës.

Gjithashtu të rinjtë akuzohet se e kanë dhunuar brenda ambienteve të biznesit dhe më pas janë larguar me automjet nga vendngjarja.

Policia po kryen kontrolle, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit ku udhëtojnë 2 të rinjtë, pas largimit nga karburanti.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta, identifikohen 2 shtetasit dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →