Nga Parlamenti shqiptar aksioni opozitar zhvendoset në zyrat e PE, zbardhen emrat e deputetëve që do marrin pjesë në fushatën sensibilizuese në Strasburg

nga parlamenti shqiptar aksioni opozitar zhvendoset ne zyrat e pe zbardhen emrat e deputeteve qe do marrin pjese ne fushaten sensibilizuese ne strasburg scaled





































Aksioni opozitar do të zhvendoset nga parlamenti shqiptar në zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg.

protesta-e-opozites-pd-7

Mësohet se një fushatë sensibilizuese do të mbahet më 23 tetor, ndërsa deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 26 deputetët.

Mes deputetëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi etj.

Deputetët që kanë konfirmuar:
1. Edmond Spaho
2. Gazment Bardhi
3. Lefter Gështenja
4. Helidon Bushati
5. Ramadan Likaj
6. Flamur Hoxha
7. Flamur Noka
8. Edi Paloka
9. Agron Gjekmarkaj
10. Jorida Tabaku
11. Albana Vokshi
12. Oerd Bylykbashi
13. Asllan Dogjani
14. Isuf Çela
15. Dhurata Çupi
16. Elda Hoti
17. Qani Xhafa
18. Lindita Metaliaj
19. Xhelal Mziu
20. Kasem Mahmutaj
21. Kastriot Piroli
22. Ilda Dhori
23. Bledion Nallbati
24. ⁠Saimir Korreshi
25. Petrit Doda
26. ⁠Zheni Gjergji

Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Propozimi për këtë formë tubimi ka qenë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili e ka bërë dy muaj më parë.

Ndërkohë edhe Belind Këlliçi ditën e protestës deklaroi se do ta përshkallëzojnë aksionin para institucioneve ndërkombëtare.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk është e thënë se do të bëhet vetëm në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, do ta zhvendosim te Kuvendi, para Parlamentit Europian, para Komisionit Europian. Do të zhvillohet aty ku ka partnerë që duhet të informohen për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria është kthyer në narko-shtet”, deklaroi Këlliçi më 7 tetor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →