“Është nën efektin e alkoolit dhe drogës”- Ra nga ballkoni i hotelit, detaje nga vdekja e Liam Payne! Këngëtari theu laptopin dhe…

eshte nen efektin e alkoolit dhe droges ra nga ballkoni i hotelit detaje nga vdekja e liam payne kengetari theu laptopin dhe

Ish-ylli i One Direction u nda nga jeta pasditen e së mërkurës në moshën 31-vjeçare. Disa dëshmitarëve në hotelin ku ai po qëndronte në Buenos Aires, Liam Payne ra nga balloni i dhomës së tij në katin e 3-të të hotelit CasaSur Palermo.Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Ngjarja ndodhi pasi Liam kishte shfaqur sjellje të çrregullt në hollin e hotelit, ku  theu laptopin e tij dhe më pas u kthye në dhomë, sipas TMZ.

Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët morën njoftim për “një burrë agresiv që mund të ishte nën efektet e drogës dhe alkoolit”.

Kur mbërritën në hotel, zyrtarëve iu tha se një zhurmë e fortë ishte dëgjuar në oborrin brendshëm të hotelit.

Drejtori i shërbimeve të urgjencës, Alberto Crescenti tha për mediat lokale se Payne kishte pësuar lëndime serioze dhe se do të kryhej autopsia.

Ndërsa nuk komentoi rrethanat e rënies së këngëtarit nga ballkoni. Payne postoi në Snapchat vetëm disa orë para vdekjes së tij tragjike duke shkruar: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”.

 liam payne 4Liam Payne zbuloi në qershor 2021 se ai luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga në një moment kur One Direction ishte në turne dhe gjërat u bënë aq keq sa kishte mendime të rënda vetëvrasëse.

dsaadmin

Learn More →