“Jemi dhunuar fizikisht”- Vokshi: Kuvendi është kthyer në burg të sigurisë së lartë, por ne nuk do heqim dorë! Na kanë pasur dhe do na kenë përballë

jemi dhunuar fizikisht vokshi kuvendi eshte kthyer ne burg te sigurise se larte por ne nuk do heqim dore na kane pasur dhe do na kene perballe
jemi dhunuar fizikisht vokshi kuvendi eshte kthyer ne burg te sigurise se larte por ne nuk do heqim dore na kane pasur dhe do na kene perballe





































Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka pretenduar se ajo dhe koleget e saj janë dhunuar nga Garda e Republikës, teksa kanë qenë duke hyrë në seancën plenare. 

Vokshi, teksa foli për mediat, tha se Kuvendi është kthyer në një burg të lartë, ndërsa shprehur se nuk do të heqin dorë nga aksioni tyre.

“Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht”, tha deputetja demokrate.

“Pavarësisht se Elisa Spiropali thoshte se nuk ishin urdhrat e saj, të na thotë se kush e mban peng. Parlamenti nuk është përfaqësues i popullit, por është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat.

Shiheni si i kanë vënë hekurat, është kthyer në një burg të sigurisë së lartë.

Jemi një ditë pas hapjes së kapitujve, kapitulli i parë janë institucionet demokratike. A është institucion demokratike ky? Gratë po dhunohen.

Kush e ka dhënë urdhrin që të mos lejohen deputetët e opozitës pa nisur seanca. Ndalimi i deputetëve ka qenë i qëllimshëm. Mundohen të na pengojnë. Nuk lejohen përfaqësuesit e popullit, ndërsa lejohen përfaqësitë e Bajrave dhe Gjokave.

Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht. Zonja Hoti u përndoq “, tha Vokshi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →