“Opozita, me shpatulla pas murit”- Shehaj kundër aksionit të PD: Kuvendi është e vetmja mundësi që kemi për të folur

opozita me shpatulla pas murit shehaj kunder aksionit te pd kuvendi eshte e vetmja mundesi qe kemi per te folur
opozita me shpatulla pas murit shehaj kunder aksionit te pd kuvendi eshte e vetmja mundesi qe kemi per te folur





































Deputeti i larguar nga PD, Agron Shehaj është shprehur se opozita është vënë me shpatulla pas murit, duke shprehur qendrim kunder pakices dhe aksionit te saj per mosbindje civile. Shehaj eshte shprehur se Kuvendi është e vetmja mundësi e tyre për të folur.


I pyetur nga gazetarët se pse u tërhoq nga interpelanca që kishte me ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha se në situatën që ishte Kuvendi, nuk mund të zhvillohej.

“Nuk u tërhoqa, por si mund ta bëja në atë situatë. Thjesht protestë mjafton nga opozita. Në fund të fundit, Kuvendi është e vetmja mundësi që kemi për të folur.

Në kushtet kur mazhoranca ka ndikim më të madh në media, Kuvend është i vetmi vend ku mund të flasim. Jemi në kushtet ku opozita është me shpatulla pas muri.

Kur kapen ministra duke vjedhur, ministrja nuk humbet as mandatin, ndërkohë kemi kryetrarin e opozitës që është në burg”, tha Shehaj.

Në lidhje me atë çfarë do të thoshte sot në Kuvend për mbetjet toksike, Shehaj tha se jo vetëm po eksportohen por dhe po importohen.

Ndër të tjera tha se kompania Sokolaj ka ndërtuar një skemë mashtrimi, duke krijuar dhe një kompani tjetër në Kroaci për të maskuar trafikimin e mbetjeve toksike.

“Mbetjet toksike jo vetëm janë eksportuar, por dhe importuar, gjë që është e ndaluar me ligj. Janë eksportuar dhe këtë nuk e them vetëm unë, por edhe mediat prestigjioze në botë. Zëri Amerikës tha se Shqipëria çdo dy tre muaj bën trafikim me ngarkesa të mbetjeve të rrezikshme. Mjaftojmë të shikojmë sesi është krijuar një skemë mashtrimi nga kompania Sokolaj, e cila ka krijuar një kompani tjetër në Kroaci thjesht për të maskuar trafikimin e mbetjeve toksike.

Në një vend normal, Prokuroria minimalisht do të kishte marrë në pyetje ministren e Mjedisit që ka përgjegjësi për monitorimin e mbetjeve toksike. Por kjo gjë nuk ndodh sepse ndëshkueshmëria nuk ekziston”, tha deputeti Shehaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →