Nuk morën votat nga Kuvendi në tre raunde, zgjidhen automatikisht anëtarja e KLGJ-së dhe anëtari i KLP-së nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile (EMRAT)

nuk moren votat nga kuvendi ne tre raunde zgjidhen automatikisht anetarja e klgj se dhe anetari i klp se nga perfaqesuesit e shoqerise civile emrat





































Seanca në Kuvend ka përfunduar punimet këtë të enjte. Me votat e PS u miratua raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e vitit 2023.

kuvendi

Ndërsa raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile, Violanda Theodhori, nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar.

E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla.

Por në bazë të nenit 147, pika 8 e Kushtetutës dhe neni 35 pika 16 e ligjit për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën e 2/3 as në raundin e tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →