“Akti i paprecedentë!”- Kryetari i Grupit të PD-së, letër Spiropalit! Bardhi: Informoni kush dha urdhrin e jashtëligjshëm për të futur Policinë në Kuvend!

akti i paprecedente kryetari i grupit te pd se leter spiropalit bardhi informoni kush dha urdhrin e jashteligjshem per te futur policine ne kuvend





































Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, lidhur me futjen e punonjësit e FNSH-së brenda perimetrit të Kuvendit të Shqipërisë.

policia kuvend deputete perplasje

Bardhi e ka cilësuar këtë një akt të paprecedentë, ndërsa kërkon të informohen se kush dha urdhrin për të futur Policinë në Kuvend dhe vënien në dispozicion të kamerave të sigurisë të të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

“Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aktiviteti parlamentar është një puç i rëndë kushtetues ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë dhe një provokim i pandodhur kurrë më parë ndaj opozitës”, thotë ai.

Ndër të tjera ai thekson se cilido që në mënyrë arbitrare urdhëroi Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbahet përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore.

Kujtojmë se deputetet e PD u përplasën jashtë godinës së Kuvendit me efektivët e FNSH-së. Po ashtu, në një video të shpërndarë nga PD, vihet re se një prej efektivëve te FNSH gjatë përplasjes me deputetin Luan Baçin, vendos dorën tek vendi ku mbahet arma e shërbimit.

Demokratët e kanë konsideruar si kërcënim ndaj jetës së deputetëve dhe pas këtij episodi kanë shpërthyer në përplasje fizike, duke i përzënë nga ambienti i parlamentit.

Letra e plotë

Më datë 17.10.2024 gjatë zhvillimit të seancës plenare, në kundërshtim flagrant me nenin 122 të Rregullores së Kuvendit dhe ligjin për Policinë e Shtetit, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë dhunuar, penguar dhe kanosur me jetë deputetët e opozitës brenda mjediseve të Kuvendit të Shqipërisë. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës (punonjësve të Shërbimit të Sigurisë së Kuvendit) për të mbrojtur deputetët nga agresioni brenda mjediseve të Kuvendit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizimit në Shqipëri, një Kryetar Kuvendi nuk ka lejuar futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri nuk ka ndodhur që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të pengojnë një deputet të Kuvendit brenda mjediseve të tij.

Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aktiviteti parlamentar është një puç i rëndë kushtetues ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë dhe një provokim i pandodhur kurrë më parë ndaj opozitës. Për këtë arsye, kërkojmë të na:

– Informoni menjëherë se kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?

– Vini në dispozicion kamerat e sigurisë të të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (përfshirë por pa u kufizuar: sallës plenare, korridoreve lidhëse të sallës plenare, hyrjes kryesore të Kuvendit, ambinteve të jashtme të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë).

Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →