Situatë e “nxehtë” te Junajtid, pas largimit të Ferguson nga klubi merret tjetër vendim i çuditshëm

situate e nxehte te junajtid pas largimit te ferguson nga klubi merret tjeter vendim i cuditshem




































Sir Xhim Retklif dhe kompania e tij INEOS kanë marrë një vendim të prerë për të anuluar festën e Krishtlindjeve në klubin e Mançester Junajtid. Gjithçka vjen pas largimit të Sir Aleks Ferguson si ambasadori i klubit dhe gjërat duken mjaft serioze.

ss

Festa e Krishtlindjeve mbahej çdo vit nga stafi i klubit më 25 tetor, teksa këtë vit nuk do të jetë e njëjta gjë.

Ky vendim tregohet të jetë marrë nga kompania INEOS për politikat që ulin shpenzimet, pasi Sir Xhim Retklif bleu një pjesë të vogël nga aksionet e klubit në fillimin e këtij viti.

Këto vendime kanë marrë vëmendje të madhe te klubi i Junajtid. Duhet thënë ndërkohë se starti i sezonit është mjaft i keq ku në Premier Ligë skuadra numëron vetëm 8 pikë pas 7 javëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →