AI prezanton në BIS 2024, Grupi BALFIN bën bashkë inovatorët e rinj

ai prezanton ne bis 2024 grupi balfin ben bashke inovatoret e rinj





































Samiti i Inovacionit Balfin, një ngjarje e rëndësishme që mbështet dhe promovon idetë inovatore të punonjësve të Grupit BALFIN, u mbajt për të gjashtin vit radhazi. Ndonëse me mision të njëjtë, ky edicion i gjashtë erdhi ndryshe nga çdo herë tjetër, nën moderimin e Inteligjencës Artificiale.

BIS 2024 bëri bashkë punonjës të të gjitha kompanive të Grupit BALFIN dhe mes dhjetra projektesh, 5 prej tyre u shpallën si projekte finaliste. Të gjitha ishin të orientuara drejt teknologjisë, e shpalosnin zgjidhje që nesër mund të kontribuojnë në përmirësimin e produkteve apo proceseve të kompanive të Grupit, por edhe më gjerë.

Nën sloganin “Unconventional Thinking” (“Mendim jokonvencional”), Samiti i Gjashtë Inovacionit Balfin pati një qasje të re dhe inovative, duke ndryshuar rregullat e lojës në industrinë e eventeve. Për herë të parë, prezantimi u realizua përmes Inteligjencës Artificiale, duke ofruar një përvojë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

WhatsApp Image 2024-10-17 at 18.44.27 (1)

Nuk mungoi fjala përshëndetëse e Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane. Mes të tjerash, ai i mëshoi rëndësisë që Grupi i kushton punonjësve dhe kontributit të tyre. Sipas tij, është pikërisht ky kujdes i treguar që e rendit në vend të parë Grupin BALFIN, kur flitet për inovacion.

“Grupi BALFIN është dalluar gjithmonë për angazhimin e tij ndaj ideve shpërblyese, kreativitetit dhe zgjuarsisë, qoftë nga një individid apo një ekip. Në fund të fundit, fituesi i vërtetë i BIS është Grupi BALFIN për nxitjen e një kulture ku profesionistë si ju drejtojnë vazhdimisht përpara një nga vlerat tona kryesore: inovacionin” , – tha Samir Mane.

WhatsApp Image 2024-10-17 at 18.44.27

Eventi pati si të ftuar special Vladimir Vulic, një ekspert të njohur në fushën e digjitalizimit, i cili ndau njohuri praktike dhe perspektiva të vlefshme mbi ndikimin e inovacionit në jetën e përditshme.

WhatsApp Image 2024-10-17 at 18.44.27 (2)

Pjesa kulmore e BIS ishte ngjitja e pjesëmarrësve në podium, prezantimi që ata i bënë projekteve, si dhe angazhimi i tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga juria vlerësuese e përbërë nga tre Zv.Presidentë të Grupit BALFIN: Steven Grunerud, Ardiana Sokoli dhe Csaba Toth.

Samiti i Gjashtë i Inovacionit Balfin u përmbyll me shpalljen e fituesit. Fotelda Dai, Menaxherja e Punësimit dhe Zhvillimit të Talenteve në Grupin BALFIN, fitoi çmimin e parë me projektin “Inspire Trip”, me në qendër një agjenci e cila ndërthur përvojën e udhëtimeve të ekipit të punës me kulturën organizative. Kjo ide mbështetet mbi aktivitetet e brendshme që Grupi BALFIN bën, por edhe te vetë pasioni i fitueses për të ofruar më tej ekspertizën e saj në fushën e Burimeve Njerëzore.

FITUESJAA

BIS 2024 ishte një edicion i suksesshëm që pason edicionet e mëparshme, ndërsa konfirmon se inovacioni dhe teknologjia janë vlerë e palëkundur e Grupit BALFIN. Vlerë që, prej mbi 30 vitesh tashmë, bën bashkë individidë krijues dhe pasionantë; ndërton e forcon kompani të mëdha, si dhe shtrin prezencën e Grupit BALFIN përtej Shqipërisë, në rajon e më gjerë.

WhatsApp Image 2024-10-17 at 18.44.27 (3)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →