“Tendera pa fund, por njerëzit ende në rrugë!”- ‘Strategji’ elektorale me fondet e rindërtimit?- Vetting: Kush janë kompanitë e favorizuara nga Bashkia e Durrësit

tendera pa fund por njerezit ende ne rruge strategji elektorale me fondet e rindertimit vetting kush jane kompanite e favorizuara nga bashkia e durresit





































EMISIONI VETTING

Por a është përdorur rindërtimi për Fushata?

Open Data Albania ka evidentuar shpërndarjen e granteve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm 2020-2023 dhe në muaj pjesë e Fushatave Zgjedhore (30 data përpara votimit).

Nga granti i ndërtimit ose rikonstruksioni ishin në program për të përfituar familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, ku Bashkia e Durrësit jepte çelësat për të hyrë në shtëpi. Por, në javën përpara zë vitit 2021 Bashkia e Durrësit ndryshoi strategji, duke ua kaluar fondin e rindërtimit qytetarëve në llogari bankare,- një veprim aq sa i paparashikuar aq edhe i paragjykuar për ndikimin në zgjedhjet e atij viti.

Drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj, ka qenë e para që ka ngritur alarmin e devijimit të fondeve dhe shtyrjeve të punimeve, të cilat, sipas saj, janë shtuar sa herë që janë afruar datat e zgjedhjeve. Kështu, Bashkia Durrës transferoi në prill 2021 mbi 792 milionë lekë grante individuale për rikonstruksione të lehta në banesa.

“Për këtë zonë gjatë 2021, Organizata AIS konsideroi transferimin e fondeve në periudhë zgjedhore si një rast ku paratë publike u përdorën për të ndikuar votuesit në Durrës, dhe në shkelje të Kodit. Për këtë Inicioi një denoncim me kërkesën në Hetim Administrativ në Institucionit Zgjedhor”, thekson Aranita Braja.

47d2a324-5910-4108-ba7b-36849b14d752

Rreth 16% (1.1 miliard lekë) e totalit të pagesave individuale është realizuar në muajt e fushatave elektorale (4 muaj), ndërkohë 84% (4.44 miliard lekë) përgjatë muajve të tjerë (nën vlerësim 35 muaj nga qershor 2020 kur u miratuan grantimet e para individuale deri maj 2023).

Në Durrës aplikimi i theksuar i granteve rezultoi në muajin Prill 2021, muaj që përkon me datat finale përpara votimit për Deputet.

1bca9315-2fb5-4ba7-84f3-b1a7c99ac392

Fluturojnë kostot e rindërtimit

Deri në mes të vitit 2023, sipas të paraqitjes në interpelancë e Ministres së Finanacave dhe Ekonomisë, kostoja totale e procesit të Rindërtimit është 117.6 miliardë lekë, fonde të miratuara me vendime të Këshillit të Ministrave, për kompensime, projekte apo investime. Kjo shumë është financuar, si nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve/investimeve të tjera, po ashtu edhe nga huamarrja.

2d3cab19-56bb-4470-bef8-1d10cb89d0f3

Një kosto të konsiderueshme financiare, e mbuluar tërësisht nga Buxheti i Shtetit, ka sjellë edhe politika e Subvencionimit të Qerasë për strehimin e familjeve të dëmtuara. Në vitin 2020, numri i familjeve përfituese nga politikën e strehimit, pra të subvencionimit të qirasë, ishte rreth 14,100, ndërsa sot janë 8,400 familje që marrin bonus qiraje me një vlerë mesatare prej 20 mijë lekësh në muaj.

E gjithë kjo shumë që është alokuar nga buxheti në formën e investimeve dhe shpenzimeve për mbulim të kostove për qeramarrje dhe shpenzime të tjera operative është afërsisht sa 92% e investimeve totale të vendit për vitin 2023 apo sa 25% e gjithë investimeve kapitale të buxhetit të shtetit për vitet 2020 – 2023.

Nga ana tjetër në daljet publike Emirjana Sako komentoi procesin e rindërtimit nga tërmeti, duke deklaruar se për procesin e gabimeve është marrë praktika italiane.

“Ne aktualisht po punojmë me shembjen e godinave të dëmtuara. Unë kam vizituar shumë objekte në qytetin e Durrësit, janë bërë rreth 90 mijë konstatime dhe 7700 kanë dalë objekte me probleme. Këto dëme nuk janë të gjitha serioze. Ne kemi marrë praktikën italiane për vlerësimin e gabimeve,” tha Sako.

94f27295-61bf-4446-a25a-f6eebce69782

Por Sako nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si ka mundësi që nga 9 lote, vetëm loti 4 nuk ka gabime në formulime gabim apo me shkelje.

Tendera pa fund, por njerëzit ende në rrugë

Edhe pse është vitit 2024 shumë kohë nga tërmeti ka kaluar madje janë duke ardhur zgjedhjet e tjera vijojnë ende tenderat. Qeverisja vendore e Durrësit ka hapur tender në datë 16 shtator 2024 me objekt Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, Rajoni 3, Kod GIS 24795(Programi i Rindërtimit).

Për këtë garë Emirjana Sako ka hapur konkursin me fond limit 800 milion lekë. Këtë tender e ka fituar bashkimi i kompanive EURONDERTIMI 2000 shpk & EVEREST shpk & SHEHU -2AB Konstruksion shpk.

Sipas Open Procurement Albania ky tender është sinjalizuar me flamur të kuq me mungesë konkurrence, pasi nuk ka pasur bashkim kompanish.

Pra, sipas Open Data, Eurondërtim, Everest dhe Shehu -2AB kanë qenë të paracaktuara se do të fitonin tenderit si të vetmit në garë. Kompania Euro Ndërtim 2000 është identifikuar edhe më herët me problematika dhe me punë të pa kryera nga emisioni Vetting.

Zotëruesi Qani Saraçi dhe njëherësh dhe administrator i kësaj kompanie. Kjo kompani vetëm në vitin 2019 deri në vitin 2024 ka marrë 78 tendera “Eurondërtim 2000” ka marr nga shteti 1,469,726,047.00 ose thënë ndryshe 14 miliardë lekë përgjithësisht ose shumica e tenderave janë dhënë nga Bashkia e Durrësit. Kjo kompani e ka nisur aktivitetin e saj në 12.03,2000, por aktiviteti nis me humbje në vitin 2012. Por pas vitit 2013 rinis ngjitja e tij financiare.

Kompania tjetër “Everest shpk” ka 6 ortakë, duke nisur me përqindjen më të lartë të aksioneve Sokol Çupi – 25%, Ilir Çupi me 25% të aksioneve Hyqmet Valteri – 12.5%, Esat Valteri – 12.5%, Albert Valteri – 12.5%, dhe Kujtim Valteri – 12.5% të aksioneve .

Kompania tjetër është “SHEHU” dhe kompania – “2AB Konstruksion shpk” ka pronar Jani Sheja dhe Afrim Shehu. Ndërsa në datën 26 shtator 2024 është hapur tenderi për mbikëqyrjen e po të njëjtës punë “Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, Rajoni 3, Kod GIS 24795 (Programi i Rindertimit ), nga autoriteti kontraktor po ashtu Bashkia Durrës. Fondi për këtë tender është 100 milionë, por deri më tani nuk ka asnjë ofertues.

Qytetarët, shifra dhe hetimet

Paratë vijojnë të jepen për tendera, Bashkitë krenohen me këtë proces por… qytetarët vijojnë të mbeten ende nëpër çadra, në qiell të hapur, apo qiraxhinj me paratë e xhepit. KLSH ka konstatuar shkeljet me fondet e rindërtimit dhe cilësinë e punimeve. SPAK ka nisur hetime. E megjithatë, banorët thjesht lexojnë dhe rilexojnë aktet e qeverisë se shtëpitë e tyre do mund të jenë gati përpara zgjedhjeve të vitit 2025.

LEXO EDHE: 

Banorët rrëfejnë për ‘Vetting’ sagën e rindërimit: Punimet i kemi bërë nga e para me lekët tona! Punëtorët e firmës pinin raki e luanin domino! Bashkia e Durrësit na preu qiranë

Vetting – Hetimi SPAK mbi tenderat e dyshimtë të Bashkisë së Durrësit! Kush është Bujar Murati, mori tenderin e rikonstruksionit, pasi u tërhoqën fituesit e tjerë nga gara! Firma e tij “fundosi” Fatos Tushen

Vetting: Fondet e rindërtimit të shkollave në Durrës përfundojnë për të shlyer borxhet e institucioneve tek OSHEE! Manovrat e Emirjana Sakos, çfarë zbuloi KLSH

“Tendera pa fund, por njerëzit ende në rrugë!”- ‘Strategji’ elektorale me fondet e rindërtimit?- Vetting: Kush janë kompanitë e favorizuara nga Bashkia e Durrësit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →