Përplasja e opozitës me policinë te Kuvendi, Meta: Kanosja e deputetëve me armë, akt i rëndë! Alternativa e vetme, përballja ‘dhëmbë për dhëmbë’

perplasja e opozites me policine te kuvendi meta kanosja e deputeteve me arme akt i rende alternativa e vetme perballja dhembe per dhembe





































Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur ne përplasjen e opozitës me policinë e shtetit një ditë më parë në ambientet e Kuvendit.

meta

Meta tha se kërcënimet me armë zjarri ndaj deputetëve tregon rënien e shtetit ligjor, ndërsa shtoi se “alternativa e vetme është përballja dhëmbë për dhëmbë deri në përmbysjen e këtij regjimi”.

“Kërcënimi me armë zjarri, kanosja me jetë dhe dhuna brenda ambienteve të Kuvendit ndaj deputetëve të opozitës, është akt i rëndë që tregon jo vetëm ikriminimin e këtyre strukturave, por rënien e shtetit ligjor.

Deputeti ka imuniteti dhe nuk i afrohet as prokurori pa lejen e gjykatës për ta arrestuar, ndërkohë policia para kamerave dhunojnë dhe kanosin deputetin me armë.

Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve në Kuvend, e vetmja alternativë mbetet përballja dhembe për dhëmbë deri në përmbysje të këtij regjimi”, tha Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →