EMRAT/ Po transportonin 82 kg drogë me taksi, arrestohet shqiptari dhe një grek në Igumenicë! Ky është 54-vjeçari nga Saranda i arratisur nga burgu

emrat po transportonin 82 kg droge me taksi arrestohet shqiptari dhe nje grek ne igumenice ky eshte 54 vjecari nga saranda i arratisur nga burgu





































Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia greke, pasi është kapur me një sasi të madhe droge sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Egnatia” në afërsi të Igumenicës.

fdgreg

Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare e filatit në bashkëpunim me sektorin e luftës kundër narkotikëve të policisë së Igumenicës.

Policia greke ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar brenda saj, ne bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 kg 704 gram marijuanë.

Në prangat e policisë kanë rënë drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo 52 vjeç nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo 54 vjeç, nga fshati Çukë i Sarandës.

Ky i fundit rezultonte person në kërkim në Greqi, pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më. Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.

Për rastin në fjalë, po zhvillon hetime intensive edhe Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, i cili është informuar nga homologët grekë. Ndërkohë ende nuk ka informacione nëse droga ka kaluar nga kufiri shqiptaro-grek.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →