Një ish-zyrtar rus i afërt me Vladimir Putin dhe shërbimet sekrete të Kremlinit është raportuar i vdekur pasi ka rënë nga shkallët në shtëpinë e tij të pushimit.
Ish-kreu i Shërbimit Federal të Migracionit, Konstantin Romodanovsky, 67 vjeç, vdiq “në rrethana shumë të çuditshme “, tha kanali Telegram VChK-OGPU, sipas Dailymail.
Ai tha gjithashtu se kishte ” dokumente inkriminuese për shumë politikanë, biznesmenë dhe zyrtarë të shërbimit sekret aktual”
Shkaqet e mundshme të vdekjes janë të shumta, siç raportojnë mediat ruse. U përmendën: hepatiti C, probleme me zemrën, komplikacione nga diabeti ose një rënie e thjeshtë, ndoshta nga dehja.
Një burim i tha kanalit: “Ndoshta vdekja e tij lidhet me dehjen e fundit dhe ai thjesht humbi ekuilibrin”.
Megjithatë , të tilla “aksidente” u kanë ndodhur disa biznesmenëve të njohur dhe zyrtarëve të lartë të FSB-së, të cilët ishin të lidhur ngushtë me të ashtuquajturin grupi Shën Petersburg-Petrozavodsk”
Ligjvënësi rus pro-Putin, Alexander Khinstein raportoi vdekjen e tij “tragjike” dhe tha:
“Nuk mund ta besoj. Kam folur me të vetëm javën e kaluar. Ai ishte plot energji dhe plane”.