Probleme për Asllanin, mesfushori dëmtohet në stërvitje dhe është në dyshim për duelin delikat

probleme per asllanin mesfushori demtohet ne stervitje dhe eshte ne dyshim per duelin delikat





































Kristjan Asllani kthehej nga grumbullimi i Kombëtares me entuziazmin e një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Kombeve, ku goli i tij zgjidhi ndeshjen në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Por gjërat nuk kanë shkuar krejtësisht siç shpresonte mesfushori kuqezi.

asllani

Shkak është bërë një goditje që ka marrë lojtari në stërvitjen e sotme me Interin, duke e detyruar që të ndërpriste seancën për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo bën që ai të jetë në dyshim për duelin delikat të fundjavës në Serinë A për zikaltrit, sfidën kundër Romës që është një prej skuadrave e cila kërkon të ngjitë sa më shpejt shkallë në renditje e të jetë pretendente për Europën.

Duke parë formën e mirë që po kalonte me Kombëtaren, për Asllanin mendohej se do të kishte më shumë minuta në dispozicion në javët e ardhshme, sidomos duke llogaritur edhe dëmtimin e Zielinskit. Por tashmë ky dëmtim sado i lehtë, mund të prishë planet e Inzagit për mesfushorin e Kombëtares kuqezi.

E.KUKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →