Protesta e opozitës në Strasburg/ Luan Baçi: Veprim i vonuar, duhet të ishte bërë më parë! BE është dezinformuar

protesta e opozites ne strasburg luan baci veprim i vonuar duhet te ishte bere me pare be eshte dezinformuar





































Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se protesta apo solidariteti që do të bëhet nga opozita në Strasburg është e vonuar, pasi duhet të ishte bërë më parë.

baci

Sipas tij ky veprim që do të bëjnë në zyrat e Bashkimit Evropian nuk do ti penalizojë tek elektorati, madje thotë se do marrin vlerësim edhe nga socialistët e ndershëm.

Luan Baçi pretendon se Bashkimi Evropian është ‘dezinformuar nga mënyra sesi ne kemi qenë në qasje me BE dhe nuk kemi pasur as kohën dhe mundësitë të merreshim me veten’.

Luan Baçi: E parë e punës po të ishim anti-evropian nuk do të shkonim në BE për të protestuar dhe për të kërkuar solidarizim dhe për të dhënë një informacion të plotë për atë se çfarë ndodh në Shqipëri

Ndihmojmë në demokratizimin e vendit dhe ne marrim vlerësim nga elektorati, jo vetëm elektorati ynë por edhe nga socialistet e ndershëm.

Si mundet ne të humbasim pike me këtë veprim, përkundrazi ne jemi më pro evropianët me këtë veprim që bëjmë. Është një veprim i vonuar për mendimin tim dhe duhet të ishte bërë më shpejt.

Për problematikat tona të brendshme është dezinformuar BE nga mënyra sesi ne kemi qenë në qasje me BE dhe nuk kemi pasur as kohën dhe mundësitë të merreshim me veten.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →