“Liam, engjëlli im”- Vdekja e mistershme e yllit të One Direction, reagimi prekës i partneres së këngëtarit: Të kam dashur pa kushte

liam engjelli im vdekja e mistershme e yllit te one direction reagimi prekes i partneres se kengetarit te kam dashur pa kushte





































Vdekja e Liam Payne në moshën 31-vjeçare ka tronditur fansat e tij anembanë botës. Ylli i One Direction ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Argjentinë, dyshohet nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Katie Cassidy liam payne

Ndërkohë mister mbeten rrethanat e vdekjes, nëse ai ra aksidentalisht apo u vetëhodh, pasi ndodhej i vetëm në dhomë në momentin tragjik.

Por, këngëtari kishte qenë në Buenos Aires me partneren e tij prej dy vitesh, por ajo ishte larguar disa ditë para ngjarjes.

Katie Cassidy, e cila ishte në një lidhje dyvjeçare me Liam, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale.

“Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka. Dua të dish se të kam dashur pa kushte dhe plotësisht. Do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”.

22

Katie dhe Liam u lidhën për herë të parë në tetor 2022, kur u panë duke marrë pjesë në një festë të Halloween, ku Katie ishte veshur si Pamela Anderson, ndërsa Liam si Tommy Lee.

Vetëm dy muaj më vonë, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në British Fashion Awards.

Çifti u ndanë në maj 2023, me Liam të fokusuar në karrierën e tij muzikore, megjithatë, u pajtuan shpejt dhe një muaj më vonë u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit në Chiltern Firehouse.

liam payne

Katie nuk ishte me të dashurin e saj kur ai vdiq, pasi influencuesja kishte shkuar në shtëpinë në Miami vetëm para tragjedisë.

liam payne1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →