“Tmerr”- Kryeministri Rama: E trajtojnë administratën publike si një vend ku ka vetëm dele që janë mbledhur nga kopetë e partive

tmerr kryeministri rama e trajtojne administraten publike si nje vend ku ka vetem dele qe jane mbledhur nga kopete e partive
tmerr kryeministri rama e trajtojne administraten publike si nje vend ku ka vetem dele qe jane mbledhur nga kopete e partive





































Kryeministri Edi Rama është shprehur se administratën publike e trajtojnë si një vend ku ka vetëm dele që janë mbledhur nga kopetë e partive.

Por, Rama theksoi se çelja e negociatave për grupkapitullin e parë tregoi të kundërtën.

“E trajtojnë administratën publike si një vend ku nuk ka njerëz por vetëm dele që janë mbledhur nga kopetë e partive, dmth një tmerr”, tha kreu i qeverisë.

Ndërsas shtoi: “Ndërkohë që procesi i diagnozës na tregoi që kemi një proces të jashtëzakonshëm njerëzor dhe për mua ka qenë një fazë ku ajo krenaria për të cilën kam lutur që ditën e parë kur kam dalë të përfaqësoj Shqipërinë si kryeministër, më është ushqyer me brumë Shqipërie përmes kolegëve, kryeministri i Holandës, Danimarkës, që më thoshin ‘Edi po dëgjoj gjëra të jashtëzakonshme për skuadrën tuaj në Bruksel’. Dhe kjo ishte”.

Kryeministri theksoi se Bashkimi Europian ka nevojë për t’u rimenduar, duke shtuar se Unioni nuk është perfekt.

Rama deklaroi se në vend është bërë edhe progres në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar “për herë të parë kemi persona të lidhur me pushtetin politik me qeverinë në fuqi, apo me ata që ishin në qeveri, që janë të hetuar, nën hetim, të dënuar nga gjykata të pavarura nga pushteti politik”.

Edi Rama: Ne do ta arrijmë këtë gjë brenda kësaj dekada. BE patjetër që nuk është perfekt, BE ka nevojë për t’u rimenduar në funksion të projektit, duhet thelluar, është projekt i papërfunduar. Por ka një gjë që shqiptarët e mbështesin në BE, ne në qindra vjet s’kemi pasur mundësinë të zgjedhim, për ne kanë zgjedhur të tjerët.

Na erdhi mundësia për të zgjedhur kur ra muri i Berlinit, ne zgjodhëm. Askund për ne, përveçse në BE nuk mund të ketë garanci për liri individuale, është hapësira e lirisë së garantuar, nuk negociohet, nuk blihet e shitet me asgjë.

Në momentin kur këta të hapin derën do të jemi aty dhe do të jemi shumë më të rritur, se sa të ishim në momentin kur donim që dera të hapej, por nuk u hap. Por, kur thonë korrupsioni më keq. Hej zot i madh, hej Zot.

Për herë të parë kemi persona të lidhur me pushtetin politik me qeverinë në fuqi, apo me ata që ishin në qeveri, që janë të hetuar, nën hetim, të dënuar nga gjykata të pavarura nga pushteti politik.

Si qenka kjo që nuk kemi bërë progres dhe paska korrupsion gjithandej. Perceptimi që qeveria lufton korrupsionin duke i shkuar nga mbrapa njerëzve është perceptim idiot, i lidhur me mendësinë të shkuarës. Qeveria ka detyrën të mandatin e saj që të garantojë me mospërfshirjen e saj pavarësinë e gjyqësorit dhe të mbështesë përmes parlamentit fuqizimin e gjyqësorit.

Gjithë ky proces nuk është ti demonstrojmë Brukselit, por të ndërtojmë këtu Evropën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →