“Asgjë nuk na ndal”- Kryeministri izraelit flet për herët të parë pas tentativës për sulm me dron në banesën e tij: Vazhdojmë deri në fitore

asgje nuk na ndal kryeministri izraelit flet per heret te pare pas tentatives per sulm me dron ne banesen e tij vazhdojme deri ne fitore





































Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm në shtëpinë e tij në Cezare, mesditën e së shtunës.

Screenshot_5

Në videon e postuar në rrjetin social “X” kryeministri izraelit teksa shëtit në një park thotë: “Asgjë nuk na ndal, do të vazhdojmë deri në fitore”.

Më tej kryeministri përgëzon forcat Izraelite për punën që po bëjnë ndaj ushtrisë së Hamasit, duke iu referuar eliminimit të liderit të Hamasit nga trupa izraelitë.

“E dini, dy ditë më parë ne eliminuam vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit ”, shton ai.

Netanyahu e cilësoi Sinwar “organizator terrorist”.

Mediat ndërkombëtare raportuan këtë të shtunë se banesa e Netanyahut u shenjëstrua nga një dron. Sakaq në momentin e sulmit as kryeministri izraelit, e as bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në banesë.

Zyra e kryeministrit në Izrael konfirmoi më herët se rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti.

Deri tani, përgjegjësinë për sulmin me dron nuk e ka marrë grupi libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili ka një vit që shkëmben zjarr me Izraelin, por as ndonjë grup tjetër militant.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →