Lufta në Ukrainë/ Rusia shpall pushtimin e një fshati në rajonin e Zaporizhia

lufta ne ukraine rusia shpall pushtimin e nje fshati ne rajonin e zaporizhia





































Rusia njoftoi sot se ka pushtuar fshatin Zoryane në rajonin e Zaporizhias, në Ukrainën Lindore, ndërkohë që trupat rusë po i afrohen qytetit industrial të Kurakovo në perëndim të qytetit të Dontesk, i cili gjithashtu është nën kontrollin rus.

Screenshot_9

“Komuniteti i Zoryane (…) u çlirua” falë “veprimeve të suksesshme” të forcave të Moskës”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp.

Ushtria ruse synon të ushtrojë presion mbi forcat ukrainase në drejtim të Kurakovës, duke vazhduar ofensivën e saj drejt Pokrovsk, një qendër kryesore rrugore dhe hekurudhore për trupat e Kievit, e vendosur më në veri në rajonin e Donetsk.

Ndërkohë, trupat ruse kanë shtuar sulmet në jug të Ukrainës, në rajonin e Zaporizhia, ditët e fundit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →