FOTOLAJM/ Dua Lipa surprizon të gjithë, prezanton të dashurin e ri në Instagram! Këngëtarja shqiptare ndryshon edhe look-un

fotolajm dua lipa surprizon te gjithe prezanton te dashurin e ri ne instagram kengetarja shqiptare ndryshon edhe look un





































Dua Lipa i ka surprizuar të gjithë, duke prezantuar të dashurin e ri Callum Turner në Instagram. Mes fotove të postuara, ylli i popit me origjinë shqiptare shfaqet duke u puthur me partnerin e saj.

dua lipa

Argëtim pas show-t dhe shumë dashuri ”, shkruan krah fotove ku janë edhe familja dhe miq e bashkëpunëtorë të saj.

Por jo vetëm kaq, ajo që bie në sy janë dhe flokët e këngëtares. Dua i është rikthyer ngjyrës së zezë.

dua

Kujtojmë se lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar.

 “Ata janë të çmendur për njëri-tjetrin ”, tha një burim në atë kohë.

Që atëherë, Lipa dhe Turner janë kapur në disa dalje. Marrëdhënia e tyre u konfirmua teksa u fotografuan duke ndarë puthje në Los Angeles më vonë atë muaj.

DUA CALLUM

Turner më parë ishte në lidhje me Vanessa Kirby, ndërsa Lipa ishte në një lidhje me regjisorin Romain Gavras për 8 muaj, derisa u ndanë në dhjetor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →