VENDIMI/ Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ratifikon sanksionin ndaj Barçës për “Fair Play”

vendimi gjykata e arbitrazhit sportiv ratifikon sanksionin ndaj barces per fair play




































Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar apelimin e Barcelonës për sanksionin e vendosur ndaj saj nga Trupi i Kontrollit Financiar të UEFA-s (CFCB) për anashkalimin e “Fair Play Financiar” në vitin financiar 2022.

laporta

Për shkeljen e bërë asokohe, Barcelona u gjobit me 500,000 euro për deklarim të rremë të të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin fiskal 2022. Ajo ka përfituar nga nxjerrja jashtë përdorimit e aktiveve jo-materiale (përveç transfertave të lojtarëve) që nuk përbëjnë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve.

Jo më larg se dje, Gjykata e Nionit (Zvicër) konfirmon sanksionin financiar ndaj klubit të kryesuar nga Joan Laporta.

Magjistratët e “CAS”-it konsiderojnë se shkelja e Barcelonës ishte e qëllimshme. “CAS” ka konfirmuar se Barcelona këmbënguli në klasifikimin e shitjes së 10% të të drejtave televizive të La Liga në “Sixth Street” për 267 milionë për një periudhë 25-vjeçare si të ardhura operative (një nga levat e saj financiare), gjë që nuk ishte e vërtetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →