Sulme izraelite në veri të Gazës, raportohet për 73 persona të vrarë shumë të tjerë plagosur

sulme izraelite ne veri te gazes raportohet per 73 persona te vrare shume te tjere plagosur





































Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 73 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës, thonë autoritetet e Hamasit.

sulme izraelite gaza

Si pasojë e bombardimeve që ndodhën të shtunën vonë dhjetëra persona të tjerë janë plagosur dhe shumë janë ende të bllokuar nën rrënoja, raporton BBC.

Izraeli tha se po verifikonte raportet për viktima, por tha se shifrat e publikuara nga autoritetet e Hamasit ishin “të ekzagjeruara” dhe nuk përputheshin me informacionin e mbajtur nga ushtria e tij.

Sulmet e fundit vijnë vetëm disa orë pas raportimeve për “të shtëna të rënda” nga trupat izraelite në Spitalin Indonezian në qytet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →