Një situatë kaotike u regjistrua në duelin mes Totenhemit dhe Uest Hemit që përfundoi me rezultatin 4-1 për “gjelat”.
Në minutën e 86-të të sfidës, mesfushori i skuadrës mike, Kudus, u tradhtua nga nervat, duke e humbur totalisht kontrollin teksa u përplas me futbollistët kundërshtarë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Kudus gjatë përleshjes rrëzoi në toke futbollistët Van de Ven dhe Riçarlison si dhe goditi Pape Sarr, i cili qëndroi në këmbë edhe pse u godit në fytyrë.
Tottenham entrou na mente de Kudus. #PremierLeagueNaESPN pic.twitter.com/z1Iul2HUnv
— Fran🏳️🌈 (@rfran629) October 19, 2024
Kudusit fillimisht iu dha një karton i verdhë, por me të drejtë ai u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një rishikimi të VAR.
PANORAMASPORT.AL