Guardiola: Një ditë do të largohem, Siti të jetë i përgatitur

guardiola nje dite do te largohem siti te jete i pergatitur





































Pep Guardiola, menaxheri i Mançester Sitit, pohoi synimin e tij për të trajnuar një ekip kombëtar në të ardhmen, pavarësisht se Anglia punësoi trajnerin gjerman Tomas Tuhel. Trajneri spanjoll, i cili ka qenë në “Etihad” për nëntë vjet, ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të drejtuar një ekip kombëtar, megjithëse ai nuk ka vendosur një afat kohor specifik për këtë.

guardiola2

“Po”, u përgjigj Guardiola kur u pyet nëse do të dëshironte të drejtonte një ekip kombëtar. Pavarësisht emërimit të Tuhel, Federata Angleze e Futbollit (FA) kontaktoi Guardiolën gjatë verës për të eksploruar interesin e tij për të zëvendësuar Garet Sauthgejtin. “Tuhel është trajneri, harrojeni pjesën tjetër. Ai do ta përfaqësojë Anglinë më së miri. Unë menaxhoj Sitin, harrojeni pjesën tjetër sepse nuk është e rëndësishme”, theksoi Guardiola.

A DO TË RINOVOJË KONTRATËN? – Kontrata e trajnerit spanjoll skadon qershorin e ardhshëm dhe ai ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo do të largohet pas nëntë sezonesh në të cilat ai ka fituar gjithçka, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës, katër prej tyre radhazi dhe trofeun e parë të klubit në histori në Ligën e Kampioneve. “Klubi nuk më ka thënë kurrë asgjë (kur duhet të vendos për të ardhmen time),” tha Pep në konferencën për shtyp përpara transfertës me Uolvesin.

“Sigurisht, jam i sigurt se ata kanë opsione kur të largohem. Kjo do të ndodhë herët a vonë, dhe ata duhet të jenë të përgatitur. Nuk do të jetë një surprizë. Unë duhet të jem vërtet i bindur se do të jetë më e mira për klubin. Unë nuk do të vonoj asnjë vendim, nëse besoj se do ta dëmtojë klubin. Dhe nëse ata më pyesin për opinionin tim për pasardhësin, unë do ta japë atë, por nuk më takon mua që të vendos, duhet të jetë klubi”.

Ai komentoi edhe largimin e drejtorit sportiv, Txiki Begiristain, në fund të sezonit: “Një pjesë e imja po largohet. Një shoku im, do të thosha arkitekti që krijoi një prej skuadrave më të mira ndonjëherë të Barcelonës në atë kohë dhe tani këtu. Unë e dija prej një kohe të gjatë. E bën për shkaqe familjare. Do mungojë shumë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →