Plagosi me thikë efektivin, arrestohet 30-vjeçari, person me precedent kriminal! Policia i kishte shkuar në banesë për…

plagosi me thike efektivin arrestohet 30 vjecari person me precedent kriminal policia i kishte shkuar ne banese per





































Policia e Shkodrës ka vënë në pranga të riun, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë një efektiv, pasi i kishin shkuar në banesa pas një denoncimi për dhunë në familje.

policia shkoder plagosje lul rakaj

30-vjeçari me iniciale P.I, person me precedent kriminal kundërshtoi me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë njërin pre tyre.

I riu akuzohet për  veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër,  shtetasi P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi  pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve  hetimore të kryera  nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për  veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →