Parandalohet sulmi terrorist në ambasadën izraelite në Gjermani, arrestohet 28-vjeçari libanez! I riu dyshohet se kishte lidhje me ISIS

parandalohet sulmi terrorist ne ambasaden izraelite ne gjermani arrestohet 28 vjecari libanez i riu dyshohet se kishte lidhje me isis





































Autoritetet gjermane kanë njoftuar se kanë parandaluar një komplot për të sulmuar ambasadën izraelite në Berlin.

berlin-arthrou

Sipas mediave të huaja, i dyshuari, i cili është identifikuar si Omar A., ​​dhe akuzohet për planifikimin e një sulmi duke përdorur armë zjarri kundër delegacionit izraelit në kryeqytetin gjerman, thanë prokurorët federalë, 24 orë pas arrestimit të të riut.

28-vjeçari libianez thuhet se u arrestua në shtëpinë e tij në Bernau, një komunitet në Berlin, gjatë një operacioni të madh policor me ndihmën e forcave elitare, ku janë gjetur disa armë.

“Shërbimet tona të sigurisë vepruan në kohë për të parandaluar planet e mundshme për të sulmuar ambasadën izraelite në Berlin,” tha Ministrja e Brendshme Nancy Pfizer në një deklaratë për shtyp.

Omar A. akuzohet dhe për lidhje me Shtetin Islamik dhe kishte kontakte me një anëtar të ISIS-it përmes një shërbimi mesazhesh për të planifikuar sulmin e tij.

Sipas gazetës Bild, autoritetet gjermane u mobilizuan pas marrjes së informacionit nga agjencitë e huaja të inteligjencës.

Si pjesë e hetimit, autoritetet kryen kontrolle në një apartament të dytë më 19 tetor, në shtetin e Nordrhein-Westphalia, sipas prokurorisë.

Sipas njoftimeve të shtypit, është shtëpia e  xhaxhait të të dyshuarit, në të cilën ai dyshohet se ka dashur të fshihet pas sulmit, para se të largohej nga territori gjerman.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →